valentino
La Folia, një temë muzikore prej 600 vjetësh
La Folia. Një temë e rrahur gjerësisht për Mesjetën e Perëndimit, në letërsi dhe filozofi. Një adresë psikologjike e përtej normales, një manifest ndryshe i (ç)mendjes që është shndërruar me kohën në shfaqje për kundrim. Në muzikë, La Folia, etiketon një copës të marrë me madhështi nga kompozitorë të tillë si Vivaldi, apo Arkangjel Corelli, ky i fundit me një nga përpunimet më të mira. La Folia hyn ndër ato motive muzikore ndër më jetëgjatat, që shenjon në planin etik Perëndimin e para Arsyes.