geoffrey pyatt
Ambasadori Pyatt drejt postit të N/sekretarit për Energjinë: Greqia do të ripërcaktojë hartën energjetike
Ambasadori i SHBA në Greqi, Geoffrey R. Pyatt është propozuar së fundmi nga presidenti Joe Biden në postin e ndihmës sekretarit për Burimet Energjetike. Lajmi është dhënë prej vetë Pyatt në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” gjatë së cilës ka folur për një rol të Greqisë në ripërcaktimin e hartës ndërkombëtare energjetike. Sipas tij Greqia përbën një alternativë ndaj shantazhit rus për energjinë, për shkak të pozicionit por edhe rreshtimit.