CDC
CDC: Nuk mjafton vetëm një dozë përforcuese
Edhe doza përforcuese e vaksinës anti-Covid duket se nuk garanton mbrojtje afatgjatë kundër virusit. Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se vaksinat përforcuese Pfizer-BioNTech dhe Moderna e humbasin efektivitetin në mënyrë të konsiderueshme pas rreth katër muajsh. Megjithatë, ato kanë rezultuar efektive në masë të konsiderueshme në shmangien e hospitalizimeve.
Rekord rastesh të reja në Belgjikë, CDC pranon se vaksina nuk është zgjidhje
Në Belgjikë, të enjten u regjistruan më shumë raste të reja se para karantinës së tetorit 2020, kur Shtetet e Bashkuara këshilluan të mos udhëtohej drejt selisë së BE-së dhe NATO-s.
Të dhënat nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës treguan 6,728 raste të reja ditore mesatarisht në 14 ditët e fundit, 36% më shumë se javën e kaluar. Mesatarisht 164 pacientë me COVID-19 u pranuan në spitale çdo ditë në shtatë ditët e fundit, një rritje prej 31%, dhe 343 pacientë me koronavirus ishin në kujdes intensiv.