vaksinimi i detyrueshem
Parlamenti gjerman “ngel në klasë” vaksinimin e detyrueshëm
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë hodhi poshtë sot një projektligj që kërkon që çdo person i moshës 60 vjeç e lart të vaksinohet kundër COVID-19.
Qeveria kanadeze tërhiqet nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kamionistëve
Qeveria kanadeze u tërhoq nga vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të shoferëve të kamionëve që kalojnë nga Shtetet e Bashkuara. Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të kësaj kategorie ishte parashikuar të hynte në fuqi të shtunën. Por partia kryesore e opozitës dhe lobi i kamionëve e kundërshtuan këtë vendim, me argumentin se mund të rezultojë në mungesë shoferësh, të prishë tregtinë dhe të rrisë inflacionin.
ISHP-ja sllovene bllokon vaksinimin e detyrueshëm
Në Slloveni, epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë refuzuar njëzëri vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19. Ata e argumentojnë kundërshtimin e tyre me mungesën e bazës ligjore dhe shqetësimin për zbatimin.
Epidemiologët sllovenë thonë se gjasat janë që vaksinimi i detyrueshëm të përfundojë thjesht si "bojë mbi letër letër" duke pasur parasysh mungesën e një plani për zbatimin e tij.
"Brukseli nuk duhet të diktojë vaksinimin e detyrueshëm"
Këshilli i ardhshëm i BE-së, më 16-17 dhjetor do të diskutojë mbi vaksinimin e detyrueshëm. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, e cilësoi këtë momentin më të mirë për të shqyrtuar shtrirjen e vaksinimit me detyrim në vendet e Europës.
Duke iu referuar një deklarate të shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha javën e kaluar se është koha për të menduar për vaksinimin e detyrueshëm, Schinas theksoi se ajo "zgjodhi me shumë kujdes fjalët për të thënë se çështja e vaksinimit të detyrueshëm është në tryezë".
Vaksinim i detyrueshëm? Pfizer njofton zhvillimin e dy medikamenteve antivirale për CoVid-19
Kompania Pfizer njoftonte dy ditë më parë se është duke testuar me sukses dy medikamente antivirale që kanë dhënë rezultate shumë të mira për trajtimin e pacientëve të prekur nga CoVid-19. Sipas kompanisë që ka aktualisht në treg vaksinën më të kërkuar kundër CoVid-19, nëse medikamntet kalojnë fazën e mbetur të testimit dhe miratohen: