samiti tripalesh
Samit tripalësh në Serbi/Beogradi mbështet arritjen e marrëveshjes së kufirit detar mes Shqipëri-Greqi
Dje është zhvilluar në Beograd një takim tripalësh mes Serbisë, Greqisë dhe Qipros, një zhvillim ky me natyrë strategjike nisur nga fakti se aty bashkohen vende me marrëdhënie tradicionale dhe afilacione kulturore. Ministria e Jashtme e Serbisë njofton se në takim kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të tri vendeve, Nikola Selakoviç, Niko Dendias dhe Nikos Christodoulidis dhe tema qendrore ka qenë e ardhmja europiane e rajonit.