shperdorim detyre
Ndjekje penale për Dallëndyshe Bicin, prishi hotel me leje në Pogradec
Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme një ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.
Kërkohet dënimi me një vit burg
Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është kërkuar një vit burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të një procesi që e sheh Tafajn, të akuzuar për shpërdorim detyre me dëm 1 milionë euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill. Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.
Njolloset prapë LSI. Drejtori i Rrugëve akuzohet për dëm 4.5 milionë euro
Kontrolli i Larte i shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e përgjithshëm të autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhikën, post që në bazë të marrëveshjes së koalicionit i takon LSI-së. Një auditim i kryer për periudhën janar 2014 – shtator 2015 ka zbuluar se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4,5 milionë eurosh. Ky dëm, thuhet në raportin e KLSH, ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.
Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.
Avokatja e Shtetit e bindur se ka shpëtuar Shqipërinë me qëndrimin e mbajtur në marrëveshjen me CEZ
Një ditë pas kallëzimit penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre në përgatitjen e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ka reaguar edhe avokatja e shtetit Alma Hicka, e cila është një nga dy personat e akuzuar. Hicka po ashtu si ministri Gjiknuri flet për sulm politik, duke e mbështetur reagimin e saj në insinuata që vijnë prej Sali Berishës, por pa argumentuar ligjërisht ku çalon kallëzimi i KLSH.
U harrua CEZ. Tani akuzat drejt PD-së/Ministria kallëzon penalisht Florjon Mimën dhe Enno Bozdon
Ministria e Energjisë dhe Industrisë, që drejtohet sot nga Damian Gjiknuri, ka depozituar kallëzim penal për dy ish-titullarët e saj, ish-ministrin Florjon Mima dhe ish-zv.ministrin Enno Bozdo. Akuza është shpërdorim detyre në transferimin e aksioneve të disa hidrocentraleve. “Shtetit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe njëkohësisht blerësi ka përfituar padrejtësisht shumën prej 3.4 milon euro nga procesi i shitjes së HEC Ulëz Shkopet.
Dyshime për arratisjen e ish-shefit të Antidrogës në Fier. Ishte në gjykim për shpërdorim detyre
Dritan Zagani, ish-shefi i Antirdrogës në Fier, i arrestuar në Maj të vitit 2014 për dekonspirim të aksioneve të policisë në luftën kundër trafikut të drogës ka munguar sot në seancën në ngarkim të tij që u zhvillua në Gjykatën e Fierit. Burime të policisë thanë se ai mund të larguar jashtë vendit, pasi hetohej në gjendje të lirë, pas ndryshimit të masës së sigurimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas të njëjtave burime Zagani mësohet se ka 1 muaj e gjysmë që nuk ndodhet në Shqipëri dhe për këte autoritetet shqiptare kanë qenë në dijeni.