Njolloset prapë LSI. Drejtori i Rrugëve akuzohet për dëm 4.5 milionë euro

Postuar në 24 Shkurt, 2016 16:51

Kontrolli i Larte i shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e përgjithshëm të autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhikën, post që në bazë të marrëveshjes së koalicionit i takon LSI-së. Një auditim i kryer për periudhën janar 2014 – shtator 2015 ka zbuluar se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4,5 milionë eurosh. Ky dëm, thuhet në raportin e KLSH, ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. Nga auditimi rezultoi se ka patur ndryshime te shpeshta pergjate vitit ne programin e investimeve, te cilat kane sjelle kosto buxhetore te panevojshme.

KLSH thote se drejtori i autoritetit rrugor ka favorizuar ne menyre te qëllimshme subjektet private te kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa - Kavajë – Rrogozhinë, duke miratuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tipit të parmakëve mbrojtës.

KSHL e akuzon drejtorin e autoritetit rrugor, Dashamir Xhika, per rritje artificiale te fondit limit, në vlerën prej 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit me objekt: “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”. Ky është zyrtari i disatë i LSI-së që kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

KLSH, edhe mund te kete te drejte, por edhe ja fut kotnasikoti, mbasi dihet kush e drejton dhe detyrat qe ka marre nga Sali Berisha per te njollosur koalicionin PS & LSI.
Eshte i njejti organ, qe me ndikim te paster nga Saliu i famshem, qe paditi ne prokurori, ministrin Gjiknuri, per mbylljen e marreveshjes, midis qeverise tone dhe CEZ, me objekt padie, njesoj si deklarimet politike te dala nga zedhenesit e PD dhe goja e Ish kryeministrit.
Duke u nisur nga sa siper, mendoj qe cdo gje qe do te thote KLSH, tash e prapa, duhet marre me rezerve ne raportin 50 % me 50%, mbasi i ka humbur besueshmeria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.