te sheruarit
Italia do të vaksinojë edhe të shëruarit nga Covid-19
Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.
Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht 2 387 032 persona.
Shërimi nga Covid-19, sa një dozë vaksine
Në Francë, ata që e kanë kaluar Covid-19 do të vaksinohen me një dozë të vetme. Autoriteti francez i Shëndetit Publik njoftoi sot se ata që e kanë kaluar Covid-19 zhvillojnë një përgjigje imune të ngjashme me atë që të jep një dozë vaksine, dhe se një dozë e vetme pas infeksionit mund të jetë e mjaftueshme, raporton France 24.