spiro dede
Historia pas filmit "Vendimi"
Në vitin 1984 para publikut shqiptar do të shfaqej një film atipik për kohën: Vendimi! Me skenar të Spiro Dedes dhe Neshat Tozajt, regji të Kristaq Dhamos, filmi sjell ndoshta për herë të parë në mënyrë aq të zgjeruar një nga episodet më të veçanta të Partisë Komuniste Shqiptare. Ky episod është konfiskimi nga fashistët italianë i dokumenteve kryesore të asaj partie, përfshirë dokumentin bazë: Procesverbalin e mbledhjes themeluese.