marreveshja detere
Turqia regjistron në OKB marrëveshjen detare me Libinë
Turqia ka regjistruar në sekretariatin e OKB-së marrëveshjen e delimitimit të ujërave me Libinë që është në themel të problemeve që kanë lindur në Mesdheun Lindor. Ankaraja ka nënshkruar dokumentin me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Tripolit, duke shpallur se ajo është në shinat e legjitimitetit, ndërkohë që disa vende janë duke mbështetur një qeveri paralele me seli në Tobruk.