HIV

Kthesa e HIV: infektohen më shumë heteroseksualë se homoseksualë

Postuar në 13 Shkurt, 2022 11:15

 

Kur u diagnostikova me HIV rreth 25 vjet më parë, më dhanë vetëm tetë vjet jetë. HIV kishte hyrë vrullshëm në komunitetin e homoseksualëve dhe diagnoza ime ishte njëfarë lehtësimi pas një dekade  i bllokuar në një cikël seksi, turpi, frike dhe keqardhjeje. Situata dukej e pashpresë për mua dhe për miqtë e mi.

Zbulohet një variant virulent i HIV-it në Holandë

Postuar në 05 Shkurt, 2022 10:14

Një lloj i ri shumë virulent i HIV-it është zbuluar në Holandë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Shkencëtarët besojnë se ky variant ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.

Por për VB është zbuluar se trajtimet moderne janë efektive, pasi individët me këtë variant kanë të njëjtën rezistencë të sistemit imunitar si individët me variante të tjera të HIV-it dhe ekipi hulumtues theksoi se gjetjet nuk janë shkak për alarm.

Shfaqja e paralajmëruar e Omicron dhe Afrika e Jugut si "atdheu" i mutacioneve

Postuar në 03 Dhjetor, 2021 19:35

Shfaqja e variantit Omicron në Afrikën e Jugut nuk është rastësi. Kjo sipas bioinformatikanit Tulio De Oliveira, i cili e ka parë prej kohësh këtë vend si terren të favorshëm për varianteve të reja, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me virusin HIV.

66 vjeçarja nga SHBA që mund të jetë shëruar nga HIV pa asnjë trajtim

Postuar në 28 Gusht, 2020 11:57

Një grua 66 vjeçare nga Kalifornia e SHBA, mund të jetë personi i parë në botë që të jetë shëruar nga HIV pa ndjekur ndonjë kurë apo pa kryer transplant palce. Në një studim që ka marrë në shqyrtim 63 persona që kanë provuar se trupi i tyre e kontrollon virusin pa e lejuar të riprodhohet, rezulton se Loreen Willenberg është shëruar tërësisht. Përveç saj, janë edhe dy persona të tjerë që janë deklaruar të shëruar nga HIV, Adam Castillejo në Londër dhe Timothy Brown nga Palm Cprings. Por të dy iu nënshtruan transplantit të palcës që konsiderohet procedurë shumë e rrezikshme.

Fundi i AIDS

Postuar në 03 Maj, 2019 12:37

Fundi i virusit të AIDS ose SIDA-s duket të jetë më afër se kurrë. Hulumtimet evropiane kanë zbuluar se trajtimi i sëmundjes në shumë raste ka parandaluar transmetimin e saj.

Së shpejti superkondomi: shton kënaqësinë dhe bllokon virusin HIV

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 00:50

Shkencëtarët nga Texas A&M University Health Science Center njoftojnë se kanë gati një super kondom , i cili shton kënaqësinë gjatë aktit seksual, por edhe mbron më mirë nga infektimi me virusin HIV. Superkondomi do të jetë i shoqëruar me hidroxhel, i cili në rast se kondomi çahet, kryen vrasjen e virusit HIV. Për shtimin e kënaqësisë do të shtohen antioksidantë që përmirësojë neurotransmetuesit që në veprim me terminalet nervore do të japin kënaqësi shtesë.  Prodhimi pritet të dalë në shitje vitin tjetër me një çmim më pak se £1. 

870 të prekur nga HIV –AIDS në Shqipëri. OBSH sugjeron futjen e testit të shpejtë në paketën e shërbimit parësor

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 16:05

Shqipëria renditet ndër vendet me prevalencën më të ulët të të prekurve nga virusi i HIV-AIDS. 870 të tillë, mes të cilëve 40 fëmijë. Ky është numri që identifikon Ministria e Shëndetësisë dhe që u ripublikuan në Ditën e Luftës kundër HIV-AIDS, në një aktivitet ku morën pjesë edhe përfaqësues të OKB-së. David Saunders, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara a.i., dhe Përfaqësuesi i UN Ëomen kërkoi futjen e testit të shpejtë në paketën bazë të shërbimit parësor, “një mënyrë edhe për të për të mësuar lindjet e fëmijëve me Hiv”.

Një gabim me pasoja: një klinikë në Londër zbulon gabimisht emrat e 780 pacientëve të prekur me HIV

Postuar në 02 Shtator, 2015 16:51

Një klinikë në Londër të Britanisë së Madhe ka zbuluar gabimisht identetin e qindra pacientëve që janë të prekur nga virusi HIV. Klinika në fjalë, “The 56 Dean Street”, ka zbuluar identitetin e 780 pacientëve, të cilëve u ishte dërguar e-mail mbi trajtimin e HIV. Por klinika nuk ka mbuluar identitetin e marrësve, duke nxjerrë zbuluar pacientët. “The Guardian” njofton se do të nisë një hetim për cenim të privatëisë, ndonëse përfaqësues të klinikës kanë kërkuar falje shumë prej pacientëve.

Mishi i gjedhëve me AIDS, një tjetër lajm i rremë që xhiron lirshëm web-in

Postuar në 31 Gusht, 2015 10:24

Një lajm i ditëve të fundit mbi më shumë se 650 persona që janë infektuar me AIDS me anë të mishit të gjedhit, po bën xhiron e rrjetit. Lajmi i qarkulluar nga siti italian altervista.org dhe i përkthyer edhe në shqip, flet për aksionet e ushtruara në Torino, Roma, Verona, Potenza, Brindizi dhe Palermo, në supermerkatet e të cilave është tregtuar mish i infektuar me AIDS. Origjina e mishit ishte nga Montpelieja e Francës dhe janë sekuestruar mbi 40 milionë euro mall.

Subscribe to RSS - HIV