komiteti i eksperteve
Covid-i po përhapet te moshat e reja
Rreth 9% e moshës së të prekurve rishtas në Covid-19 në Shqipëri janë të moshave 15-54 vjeç. Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se rastet e infeksionit te kjo fashë e moshës janë rritur përgjatë dy javëve të fundit.
Masat anti-Covid mbeten në fuqi pa afat
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen pa afat të masave anti-Covid. Në një deklaratë për mediat në mesditë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se se në ditët në vazhdim do të jenë në fuqi të njëjtat masa ku përfshihet kufizimi i orarit, ndalimet e grumbullimeve dhe vazhdimi i shkollave online e fizikisht.
Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i dha përgjigje një pyetjeje që është ngritur shpesh kohët e fundit sidomos nga opozita: kush e drejton Komitetin e Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese.
Në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, Manastirliu dha detaje të përbërjes së komitetit, në krye të të cilit qëndron numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë.