Masat anti-Covid mbeten në fuqi pa afat

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 12:29

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen pa afat të masave anti-Covid. Në një deklaratë për mediat në mesditë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se se në ditët në vazhdim do të jenë në fuqi të njëjtat masa ku përfshihet kufizimi i orarit, ndalimet e grumbullimeve dhe vazhdimi i shkollave online e fizikisht.

Komiteti i Ekspertëve në mbledhjen e zhvilluar pak më parë mori vendimin për t’i vijuar këto masa. Do të vijojnë të jenë të ndaluara mbledhjet me më shumë se 10 persona, do të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të kufizohen baret dhe restorantet. Administrata do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Universitetet do të vazhdojnë online, shkollat do të vazhdojnë mësimin e kombinuar. Të gjitha këto masa do të jenë pa afat. Duhet theksuar që kjo situatë është dinamike, nëse do të rëndohet, mundet të vlerësohet”, tha zëvendësministrja Rakacolli.

Ndërsa po afrohen festat e fundvitit, mbetet e paqartë se në çfarë mase do të jenë kufizimet. Sipas Rakacollit, kjo është në dorën e qytetarëve.

"Ne jemi disa javë larg Krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi", tha Rakacolli.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.