riaktivizimi
Situata po normalizohet, por askush nuk po flet për fundin e epidemisë
Epidemia e koronavirusit po shkon drejt fundit, por askush nuk po njofton fundin e saj. Ndonëse në nivel të përgjithshëm numri i rasteve të reja, shtrimeve dhe vdekjeve po vjen duke u ulur, asnjë mjek nuk ka deklaruar se kjo që kaluam ishte një grip i zakonshëm.
Në Gjermani dhe në Kinë ka një riaktivizim të virusit pas lehtësimit të masave, riaktivizim i cili nuk dihet sesi do ta ketë ecurinë.
Edhe Serbia, një nga vendet më të goditura në Ballkan, ndonëse ka njoftuar lehtësim masash, ka paraljmëruar se kjo epidemi nuk mbyllet me muajin maj.
Qendra koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve: Nuk ka ri-infektim nga CoVid-19, por riaktivizim
Në Korenë e Jugut janë konfirmuar 141 raste me persona të cilëve u është rishfaqur infeksioni nga CoVid-19. Për këta raste është thënë se janë ri-infektuar, por Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Ekspertët e qendrës thonë se në këta pacientë ka një rishfaqje, një riaktivizim të virusit që për shkaqe të caktuara, kryesisht imunitare, krijon një gjendje fjetjeje.