Voridis
12 mijë euro për një kek. Ministri grek i Bujqësisë detyrohet të paguajë nga xhepi
Ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis, është vënë në qendër të “një furtune” mediatike pasi postoi në faqen online të Ministrisë çmimin e kekut të Vitit të Ri për personelin. 12 mijë euro. Me idenë se po krenohej, ministri bëri autogol, pasi siç raportojnë mediat greke, në mediat sociale i janë kundërvënë të gjithë thuajse duke pyetur se çfarë ka keku brenda të kushtojë kaq shumë.