instituti i studimeve politike
M. e Jashtme refuzon informimin mbi deputetët, ish-deputetët dhe familjarët e tyre me pasaportë diplomatike
Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon publikimin e listës emërore të deputetëve dhe ish-deputetëve si dhe familjarëve të tyre që aktualisht zotërojnë pasaportë diplomatike nga MEPJ për shkak të funksionit parlamentar dhe ligjit mbi statusin e deputeti. Ky ka qenë objekti i një kërkese pranë kësaj ministrie nga Instituti i Studimeve Politike, kërkesë e cila është refuzuar me arsyetimin se cenon të drejtat e subjekteve të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.