diktatoret
Diktatorët e mëdhenj parë me sytë e kuzhinierëve të tyre
“Si të ushqehesh një diktator” është rezultat i një hulumtimi disavjeçar të reporterit Witold Szabłowski. Pasi pa një dokumentar për kuzhinierët e ushtrisë, i cili kishte në qendër një burrë që gatuante për Titon, ai vendosi të gjurmojë kuzhinierët që punuan për disa nga diktatorët më të ashpër të botës. Ai gjeti pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme për të treguar, se si gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-s dhe Pol Potin.