Nesrine Malik
Miti i krizës së lirisë së shprehjes
Kur nisa të shkruaj në The Guardian, përfshihesha në biseda me komentuesit që ngrinin agrumente logjike dhe u kërkoja atyre, përgjigja e të cilëve ishte e ngutur ose pasojë e zemërimit, ta rilexonin shkrimin. Komentet ishin të hapura për 72 orë. Ne diskutonim çështje delikate dhe të ndërlikuara për politikën, racën, gjininë dhe seksualitetin dhe, në fund të fundit, përmes një bisede të gjallë, arrinim në një pikë të caktuar.