mirvete duka
Kërcënon se do "qërohen nga Tirana" fallsifikatorët e biletave, por nuk foli për Ardit Gjoklajn dhe Mirvete Dukën
Policia e Shtetit, ka arrestuar sot me kërkesë të Prokurorisë disa shtetas që ishin përfshirë në fallsifikim të biletave të shërbimit të transportit publik. Është një krim ekonomik që mund të pritet për vetë mënyrën sesi është ndërtuar skema e faturimit dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. I jashtëzakonshëm, ose më mirë fare i pavend është reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk dihet se çfarë e shtyn në qëndrime si ky.
“Kush provohet fajtor qërohet nga Tirana”-, shkruan Veliaj në tuiter.