Hikmet Karçiç
Myslimanët e fundit në Beograd - 1867
Para 150 vjetësh myslimanët e fundit u dëbuan nga Beogradi dhe nga principata e Serbisë. Me fjalë të tjera, në vitin 1867 (materiali u shkrua në vitin 2017 – Sh.V.) të gjithë ushtarët osmanë e braktisën kalanë e Beogradit dhe kështu përfundoi një etapë historike e filluar që nga viti 1862 në Konferencën e Kalinxhit afër Stambollit. Për shpërnguljen e myslimanëve nga Principata e Serbisë në literaturën tonë (lexo: boshnjake – SH.V.) ekziston një numër i madh i punimeve. Veçanërisht theksohen veprat e Safet Bangjoviqit dhe të Galib Shlivës.