drogat e reja
Raporti: 55 lloje të reja drogash qarkullojnë në Europë
Raporti më i fundit evropian për drogën, i publikuar pak ditë më parë nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), për vitin 2018 evidenton 55 substanca të reja psikoaktive në treg. Mes këtyre substancave të reja ka produkte të klasës së kanabinoidëve dhe opiateve, por që nga viti 2014 është vërejtur rritja e numrit të substancave të paligjshme me bazë benzodiazepinën. Në vitin 2018, kjo kategori përfaqësonafërsisht një të tetën e substancave të reja. Për ata që nuk e dinë, ato i përkasin grupit të barnave psikiatrike.