Pasuri
Kolumbi, zbulohet ngarkesa 1 miliardë dollarë e anijes San Jose, mbytur në vitin 1708
Mbetje të një anijeje të vitit 1708 janë zbuluar në Kolumbi, në detin e Karaibeve në Cartagena. Vlera e materialeve të çmuara që janë gjetur në anijen e mbytur mendohet të jetë 1 miliard dollarë dhe i përkasin anijes San Jose, mbytur gjatë luftës për fronin spanjoll të shekullit të 18-të. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka njoftuar në Twitter zbulimin.
Habia e mediave greke me Ramën: E pabesueshme, ka 200 milionë Euro pasuri
Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.
Pak blerës në tregun shqiptar, të gjithë kërkojnë të shesin. Qeveria nis rishtetëzimin e shitjeve të dështuara
Viti 2015 po demonstron një ofertë të shtuar për shitje dhe me një interes të ulët për blerje. Shteti nuk gjen blerës për kompanitë e veta. Shitjet e tokave dhe shtëpive kanë rënë me rreth 40% në 6-mujorin e parë. Volumet e transaksioneve të aksioneve kanë rënë me 30% këtë 6-mujor, kundrejt ofertës gjithnjë e në rritje për shitje.