13 prill
Avokati i Popullit: Shkelje të mëdha nga policia gjatë dhe pas protestës
Në poshtë reagimi i plotë i Avokatit të Popullit për protestën e djeshme:
Institucioni i Avokatit të Popullit ka vëzhguar me vëmendje edhe protestën e mbrëmjes së djeshme ashtu si edhe çdo protestë tjetër të mëparshme javët e fundit. Mandati i Avokatit të Popullit shtrihet mbi veprimtarinë e autoriteteve shtetërore e konkretisht të forcave të rendit për të verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre të legjislacionit në fuqi e për të garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.