ansa

Shekspiri i vërtetë, një siçilian?

Postuar në 26 Mars, 2019 17:12

Dramaturgun më të madh të të gjitha kohërave e ka mbuluar përgjatë historisë një vel misteri. Kush ka qenë në të vërtetë autori i veprave të jashtëzakonshme të Shekspirit? Aktori nga Stratford (Britani), i adhuruar nga anglezët, por gjysmanalfabet, ka lënë pas një testament në të cilin nuk thuhet asgjë për veprat dhe disa kontrata për të dhënë para me fajde.

Ka edhe një listë alter egosh të mundshme, që qarkullon prej pothuaj 400 vitesh, pjesë e të cilës janë emra nga të katër anët e botës: Francis Bacon, konti i tretë i Southampton, madje edhe vetë Christopher Marlowe.

Subscribe to RSS - ansa