Tuz
Një analizë konstatuese mbi votat dhe mandatet e zgjedhjeve të Tuzit
Analizën në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale të 3 marsit në Tuz do ta ndaj në dy pika. E para do të jetë në lidhje me efektin e formulës D'Hondt në procesin e konvertimit të votave në mandate dhe e dyta në lidhje me lëvizjen e votave nëpër vendbanimet e komunës së Tuzit në raport me zgjedhjet e parafundit lokale të 26 nëntorit (dhe 23 dhjetorit) të vitit 2017.
Fitore politike e partive shqiptare në Tuz
Koalicioni i Partive Shqiptare fitoi zgjedhjet komunale në Tuz të Malit të Zi. Me një rezultat të ngushtë ku nga 32 këshilltarë, 16 prej tyre janë fituar nga Forumi Shqiptar, i cili garoi nën moton “Malësia na Bashkon”.
Nik Gjeloshaj ishte kandidati i propozuar nga koalicioni i tre partive shqiptare, Alternativa, Lidhja Demokratike dhe Unioni Demokratik. Për të marrë drejtimin e komunës Gjeloshaj duhet të ketë mbështetjen edhe të paktën të një anëtari të Këshillit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike, i cili është shqiptar.