bujar spahiu

Spahiu siguron një mandat tjetër në krye të KMSH

Postuar në 02 Mars, 2024 16:02

Bujar Spahiu është rizgjedhur kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me 82 vota.

Spahiu merr një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të KMSH-së.

Votimi u mbajt sot në Medresenë e Tiranës.

Përballë tij kandidonin Eduard Shefki, administrator i Myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myfti i Beratit.

Paralel me procesin e votimit, para mjediseve të Medresesë së Tiranës u mbajt një protestë e disa besimtarëve myslimanë, të cilët i cilësuan ilegjitime zgjedhjet për kreun e ri dhe akuzuan Komunitetin Mysliman se është kapur nga gylenistët.

Siguroj shtetin shqiptar se do të shërbej si njeri i Zotit dhe si shqiptar i mirë*

Postuar në 03 Mars, 2019 17:50

 

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqiperisë!

Ju, sot më keni nderuar, por njëkohësisht më keni vënë përpara një vështirësie të madhe. Unë i lutem Zotit të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë.

Të nderuar anëtarë, ju lutem shumë edhe juve, lutuni për mua, lutjuni Zotit, që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë.

Të nderuar përfaqësues të Komiteti Shtetëror për Kultet, ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë proces!

Bujar Spahiu zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Postuar në 02 Mars, 2019 14:12

Bujar Spahiu është kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ai ka marrë 59 vota nga 87 të pranishëm që votonin. Në vend të dytë u rendit myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili shpëtheu në akuza për ndikim të Gylenistëve në zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Rezultati erdhi pas dorëheqjes nga rikandimi i kryetarit në fuqi, Skënder Bruçaj.

Subscribe to RSS - bujar spahiu