padam
Thaçi-Rama frekuentohen te bar "Padam" në Tiranë
Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti në një darkë të sotme në një ndër lokalet e njohura të Tiranës. Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të Tiranës të Presidentit Thaçi, burime pranë stafit të z. Rama kanë thënë për ResPublica se Kryeministri është duke darkuar në këto momente me Thaçin në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.
Zoti Thaçi shoqërohet nga njerëz të stafit të vet, ndërkohë që z. Rama nga njerëz që ai frekuenton rëndom.