ters
Qarkore e Fugës për ministrat e rinj: Ja kush është gazetari që sjell ters dhe nuk duhet punësuar për këshilltar
Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, ka shpërndarë një qarkore për ministrat e rinj, duke u kujtuar të përzgjedhin për këshilltarë për mediat gazetarë që e kanë këmbën e mbarë. Qarkullon madje edhe një listë e kuqe përjashtimore, por sipas burimeve të redaksisë së "Të Kripura", znj. Kazhani është e vetmja që figuron në të për arsye krej subjektive, në mos iracionale. Konsiderohet se është ters pasi reportazhi i saj për Air Albania ngjan se u kthye në requiem sapo u publikua.