korporata e investimeve
Presidenti kthen për rishqyrtim ligjin për Korporatën e Investimeve
Presidenti i Republikës, Ilir Mata ka kthyer për rishqyrtim ligjin “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” duke publikuar me këtë rast edhe arsyet e aktit në fjalë. Ndër të tjera Presidenti vë në dukje se ligji cenon disa parime të rëndësishme dhe bazë si ai për liritë ekonomike dhe tregëtare dhe ai për decentralizimin dhe autonominë lokale. Më poshtë arsyetimi i plotë i Presidentit:
Kritika të forta për Korporatën e Investimeve dhe borxhet e rrugëve
Shqipëria është një nga tre vendet me borxhin më të lartë publik në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore. Të paktën këto janë shifrat që raportohen nga FMN në deklaratën përmbyllëse të misionit vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, nën drejtimin e zotit Jan Kees Martijn.
Qeverisë i kërkohet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Sipas FMN, këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhebesimin në qeveri.
Korporata e Investimeve, një shans apo rrezik?
Gjetja e mënyrave efikase për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që disponon një vend, kanë qenë gjithnjë një preokupim për shoqërinë dhe motive të tilla kanë shërbyer si burim inovacionesh menaxheriale, organizative apo financiare. Kur Franca e shekullit të tetëmbëdhjetë ishte në një gjendje të pashpresë vështirësish financiare për shkak të borxheve publike të mëdha që kishte shpërdoruar familja mbretërore e Burbonëve, një gjeni skocez i financave, John Law, vuri në jetë një prej inovacioneve financiare më të famshme në histori.
Transferimi i pronave të bregdetit drejt Gjykatës Kushtetuese
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.708 i datës 21 nëntor 2018, “Për regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë–Sarandë” do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Kësaj radhe është Omonia, organizata e minoritetit etnik grek, ajo që deklaron se do të ndërmarrë këtë veprim pasi më parë edhe Greqia është shprehur kundër tij.