marreveshja e munihut
80-vjetori i Marrëveshjes së Mynihut
80 vjet më parë, më 30 shtator 1938 në Mynih u nënshkrua një “marrëveshje”, e cila ka hyrë në histori si “komploti i Mynihut” i katër fuqive: Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ky dokument, jo vetëm luajti një rol tragjik në fatin e Çekosllovakisë duke lejuar fillimin e pushtimit të saj nga Gjermania fashiste, por u bë edhe një nga ngjarjet kryesore që favorizuan shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.