Ivica Petrovic
BE-ja dështoi, Serbia hedh sytë nga SHBA për dialogun me Kosovën
Prej ca kohësh politikanët në Beograd japin gjithnjë e më shumë deklarata për ndikimin vendimtar të Amerikës në procesin e zgjidhjes së ҫështjes së Kosovës, gjë që bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme. Kur Prishtina insistonte për përfshirjen e Amerikës në procesin e Kosovës, Beogradi i refuzonte idetë e tilla, duke theksuar se në këtë rast Serbia do të kërkonte që në dialog të përfshihej edhe Rusia.
Nuk të dëgjon kush? Vuçiq mos u zemëro!
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit. Vendimin e ka marrë Vuçiqi, por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, i cili tha se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiqit atje. Ndërkohë që Vuçiq nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiq.