noizy
Besoni dhe blini te Noizy, por mos blini rrenat e pacientit nr.1 në Tiranë!
Protesta e studentëve ishte një gjë serioze, ose u bë e tillë dhe në fakt e ruajti njëfarë sinqeriteti duke iu përmbajtur kërkesave ekonomike. Fundja këta student janë, ky manifestim është. Por nëse do që diçkaje t’ia heqësh seriozitetin, kaloje atë në duart e politikanëve shqiptarë. Studentët u ngritën sepse një tarifë u dyfishua menjëherë dhe pa pyetur kënd, me arrogancën e zakonshme. Nuk ka besuar kush se studentët u ngritën që të trajtohen si lypësa.
Figurantët e bashkisë Tiranë, Veliaj bën bashkë armët artistike dhe lopatën! (Video)
Mania për ta prezantuar veten si të gjithëpranuar, e ka bërë Erion Veliajn të nxjerrë në krah të tij lloj-lloj personazhesh gjatë fushatës televizive për mbjelljen e pemëve. Personazhe për të cilët flet me vlerësim, duke na i prezantuar si etalon të qytetarisë dhe ajkës artistike apo intelektuale të qytetit dhe si një shembull për t’u ndjekur.
Shteti në këmbët e Çiljetës
Institucionet shtetërore shfaqen së fundi si kontribues në realizimin e një klipi të Çiljetës dhe Noizit, dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar, kryesisht adoleshentëve. Klipi i gjatë 12 minuta, titullohet Gangsta Love dhe është një himn për banditizmin dhe devijancën sociale, e cila evokohet me nota romantike në një miks banal aventure, dhune, luksi dhe pa dyshim seksi.