Figurantët e bashkisë Tiranë, Veliaj bën bashkë armët artistike dhe lopatën! (Video)
Mania për ta prezantuar veten si të gjithëpranuar, e ka bërë Erion Veliajn të nxjerrë në krah të tij lloj-lloj personazhesh gjatë fushatës televizive për mbjelljen e pemëve. Personazhe për të cilët flet me vlerësim, duke na i prezantuar si etalon të qytetarisë dhe ajkës artistike apo intelektuale të qytetit dhe si një shembull për t’u ndjekur.
Më shumë sesa pemët dhe gjelbërimi, audienca po sheh një serial televiziv, ku Veliaj ndërron figurantë në funksion të qëllimit për të margjinalizuar suksesin përmes atij që quhet truku i imazhit. Personazhi që u shfaq këtë fundjave me lopatë në dorë, duke folur për qytetin e gjelbër ishte Noizy. Natyrisht përzgjedhja nuk duket të jetë e rastësishme, pasi çdo lloj audience për zotin Veliaj është për llogari të karrierës së tij. Mesa shihet kategorizimi nuk lidhet me atë që përfaqëson çdo individ në fushën e tij, por me solidaritetin ndaj kauzës për mbjelljen e pemëve dhe thyerjen e rekordeve të kryetarit të Bashkisë. Nuk është çudi që ndonjë ditë të shohim edhe Ver Llapën në aksionin e mbjelljes së pemëve.
Ekziston edhe një lloj këndvështrimi se një vepër e mirë nuk ka pse të ngatërrohet me atë çka përfaqëson ai që e bën dhe ndoshta videoklipet ku shfaqet Noizy duke qëlluar me armë jo domosdoshmërisht duhen keqkuptuar si krijime artistike që promovojnë dhunën, përderisa ai po mbjell pemë. Aq më tepër që garancia në këtë mes është zoti Veliaj.
Add new comment