ciljeta
Shteti në këmbët e Çiljetës
Institucionet shtetërore shfaqen së fundi si kontribues në realizimin e një klipi të Çiljetës dhe Noizit, dy protagonistë të muzikës komerciale vulgare të adresuar ndaj konsumatorit të pakultivuar, kryesisht adoleshentëve. Klipi i gjatë 12 minuta, titullohet Gangsta Love dhe është një himn për banditizmin dhe devijancën sociale, e cila evokohet me nota romantike në një miks banal aventure, dhune, luksi dhe pa dyshim seksi.