osca
Akademia e çmimeve Oscar prezanton ndryshime për ceremoninë vjetore
Academia e filmit që shpërndan çmimet Oscar, ka njoftuar së fundmi disa ndryshime që kanë të bëjnë me ceremoninë vjetore, por edhe me dhënien e çmimeve.
Në takimin e fundit, academia rizgjodhi John Bailey si president duke shtuar edhe vendimet për transmetimin live ose jo të çmimeve fituese. Formati i ri është i ngjashëm me ato që dikur përcilleshin nga Tony Awards dhe parashikohet që në transmetim live të jepen kategori të caktuara gjatë hapësirave komerciale, kurse momentet e shpalljes do të editohen dhe transmetohen më vonë.