kucova
Baza e Kuçovës alarmon serbët (Foto)
NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.
Nga një varrezë e avionëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.
A do të jetë Kuçova bazë e NATO-s nën drejtimin dhe praninë e Turqisë?
Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.