municionet

Rrezikojmë të zgjojmë "fantazmat" e dy Luftërave Botërore

Postuar në 27 Nëntor, 2021 10:35

Mbetjet e dy Luftërave Botërore mund të bëhen rrezik për njerëzit. Alarmi është ngritur nga Komisioneri i Mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevičius.

Sipas tij, aktiviteti i shtuar ekonomik në det të hapur rrit rrezikun e dëmtimit nga municionet dhe armët kimike të hedhura në detet evropiane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Fjala është për impiantet e energjisë së erës dhe kabllot nënujore, të cilat mund t’i trazojnë këto mbetje, duke shkaktuar potencialisht rrjedhjen e kimikateve të dëmshme në oqean, apo edhe shpërthime.

Operacion pastrimi në Detin Balltik, tonelata municione nën ujë

Postuar në 27 Maj, 2018 10:52

850 ushtarë nga 11 vende, 19 anije dhe një ekip i zhytësish janë përfshirë në një operacion për pastrimin e detit të Estonisë nga municionet e Luftës së Dytë Botërore që kërcënojnë ekosistemin.

Për më shumë se 70 vjet,  miliona ton municione të luftës qëndrojnë të ndryshkura nën ujë. Vetëm në Detin e Veriut dhe Detin Baltik vlerësohet se ka mbi 1.6 milion ton municione të fundosura nën ujë. Me urdhër të aleatëve, ngarkesa të tëra municionesh u hodhën në det pas luftës.

Subscribe to RSS - municionet