Operacion pastrimi në Detin Balltik, tonelata municione nën ujë
850 ushtarë nga 11 vende, 19 anije dhe një ekip i zhytësish janë përfshirë në një operacion për pastrimin e detit të Estonisë nga municionet e Luftës së Dytë Botërore që kërcënojnë ekosistemin.
Për më shumë se 70 vjet, miliona ton municione të luftës qëndrojnë të ndryshkura nën ujë. Vetëm në Detin e Veriut dhe Detin Baltik vlerësohet se ka mbi 1.6 milion ton municione të fundosura nën ujë. Me urdhër të aleatëve, ngarkesa të tëra municionesh u hodhën në det pas luftës.
“Pasiguria është shqetësuese”- thotë për revistën “Frontiers in Marine Science”, kimisti Aaron T. Beck i Qendrës “Geomar Helmholtz”. Për një kohë të gjatë, shqetësimet lidheshin kryesisht me agjentët e armëve kimike të tilla si komponime të arsenikut apo gazit mustard.
Eedhe eksplozivët konvencionalë përmbajnë substanca të dëmshme. Dhe kjo është e rrezikshme për mjedisin. Detonatorët që përmbajnë plumb apo merkur janë toksikë dhe kancerogjenë.
"Në 10 ose 20 vjet, shumica e eksplozivëve mund të çlirohen dhe të treten në ujin e detit"-thotë Beck. Vetëm kohët e fundit, një projekt i financuar nga Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimeve, ka zbuluar gjurmët e para të sedimenteve të TNT në ujë. "TNT gjendet pothuajse kudo, edhe pse në përqëndrime shumë të vogla të në mikrogramë për litër"-shton kimisti.
Në fakt, eksplozivët si TNT treten në ujë. Por një tretshmëri e varfër do të thotë se helmi mbetet. Hulumtuesit gjetën te peshqit në një përqindje shumë të lartë të kancerit të mëlçisë. Rreth 18% e peshkut është i prekur"- thotë Thomas Lang nga Instituti i Ekologjisë Peshkimit në Bremerhaven
Edhe midhjet në Detin Balltik përmbajnë deri në 50 herë më shumë TNT dhe rrjedhimisht jenë të papërshtatshme për konsum. Studiuesit thonë se eksplozivët mund të përhapen një zonë të madhe në fundin e oqeanit mbi dhe të ndotin mjedisin. Përveç kësaj, valët tronditëse janë të dëmshme, veçanërisht për gjitarët detarë.
Add new comment