Dumreja
Presidenti nuk ndalet!
Politika nuk ndalet me thagmat që lëshon lartë e poshtë. Presidentit Ilir Meta i mjaftoi një shall i kuq në qafë dhe disa fotografi të rastit për të folur për ëndrrat e partizanëve të Batalionit të Dumresë, të cilat sipas tij politika e sotme ka detyrimin t’i bëjë realitet. Një prej atyre ëndrrave të partizanëve sipas presidentit ishte dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.