afati ne gjykim
Mbi standardin kushtetues të gjykimit brenda “Afatit të Arsyeshëm”
E drejta për një proces të rregullt ligjor, duke qenë se luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka ndikim të fuqishëm edhe në veprimtarinë gjyqësore. Realizimi apo zbatimi i saj shfaqet në aspekte të ndryshme, me anë të të cilave, një vend të rëndësishëm zë respektimi i parimit konventor dhe kushtetues të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e caktuar me ligj.