revista shenja. shqiptaret e maqedonise
Rruga e vështirë e shqiptarëve të Maqedonisë në afirmimin politik e kombëtar*
Në nëntor, përkatësisht dhjetor të vitit 1990 në RS të Maqedonisë për herë të parë u organizuan zgjedhje të “lira” shumëpartiake. Shqiptarët, të cilët përbënin 1/3 e popullsisë u rreshtuan në dy partitë e atëhershme politike: Partia për Prosperitet Demokratik – PPD-ë dhe Partia Demokratike Popullore – PDP-ë, të cilat arritën të fitojnë 23 ulëse në parlament (17 PPD-ë, 1 PDP dhe 5 koalicioni PPD-PDP-ë).