Stabilizm-Asocimi
Macovei, klasës politike: Boll me përvetësimin e parave publike
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, Monica Macovei kërkoi nga klasa politike shqiptare më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se ka shumë hetime, por nuk ka ndjekje penale dhe se korrupsioni shemb çdo aspiratë për të qenë pjesë e familjes europiane.