27 janari
Opozita shet suksesin e protestës për një status të kryeministrit në Facebook
Opozita shqiptare fitoi dje me protestën e zhvilluar në Tiranë, betejën afatshkurtër me pasigurinë e pjesëmarrjes së njerëzve.
Ciladoqoftë shifra që jepet, apo planet me dron që duan të minimizojnë numrin e njerëzve që dolën në bulevard, thelbi mbetet i paprekur: mijëra njerëz dolën për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës. Në kushtet e një bojkotimi masiv që iu bë Partisë Demokratike edhe nga anëtarët e vet në zgjedhjet e 25 qershorit, pjesëmarrja e djeshme është një moment frymëmarrjeje.
Nëse opozita i beson fjalëve të veta, ajo duhet të bojkotojë Parlamentin dhe të dorëzojë mandatet
Opozita paralementare mblodhi sot jo pak njerëz në bulevardin kryesor të Tiranës. Ajo kërkoi largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij. Foli për krimin dhe mjerimin e popullit, për drogën dhe trafiqet dhe tregoi se ka jo pak mbështetës.
Çka do të thotë se qeveria ka bërë jo pak të pakënaqur qëkurse privatizoi tepsinë me votë plebishitare.
Llafeve pa fund dhe pa kuptim të folësve u gjeti një përmbledhje ish-kryeministri Sali Berisha që përcolli mesazhin kryesor në një prononcim për mediat: