rt
Mes sanksioneve dhe censurës, RT dhe Sputnik kthehen në dhimbje koke për BE-në
BE u zotua dy ditë më parë se do të ndalojë mediat e mbështetura nga Kremlini, RT dhe Sputnik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se organizatat mediatike do të hiqen nga transmetimi si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Rusisë. Tani pyetjet që shtrohen janë si do të bëhet kjo pa shkelur ligjet dhe rregulloret dhe e dyta, si të veprohet në rast se edhe Moska kundërpërgjigjet.
Katastrofë mjedisore në Kamçatka, vdesin 95% e organizmave në shtratin detar
Disa lajme shqetësuese vijnë nga Rusia, konkretisht nga rajonet detare që qarkojnë Kamçatkën. Sipas raportimeve të deritanishme, rreth 95% e organizmave në shtratin detar të gadishullit që ndodhet në Gjirin Avacha, kanë ngordhur.
Në mediat sociale janë postuar video të gjallesave që dalin në breg të vdekura duke vendosur në alarm autoritetet.
RT raporton se uji i lumit Nalycheva nuk ka shenja jete, ndërkohë që mostra të marra nga kepi Nalchyeva kanë një ngjyrë jokarakteristike kafe dhe shkumë të errët.
Lufta informative/Çdo gjë që shkakton kaos është linja e RT
Disa intervista që akademikë të universitetit të Oksfordit kanë realizuar me dhjetëra gazetarë të rrjetit shtetëror rus, RT hedhin dritë mbi një aspekt të punës së tij. Pas kësaj pune hulumtuese akademikët kanë përgatitur një raport që titullohet: Sjellja Organizative e RT. Motoja e rrjetit të sponorizuar nga shteti rus është: Çdo gjë që shkakton kaos.
Filozofi Dugin: “Unë shpjegoj më mirë se kushdo se çfarë është Rusia”
“Putini është shumë liberal dhe demokrat”. Ky është një përkufizim që mund të konsiderohet normal në diskutimet e RT, televizioni me financim shtetëror rus, por që merr një kontekst jo thjesht propagandistik në përpunimin teorik që i bën filozofi Alexander Dugin. Personazhi në fjalë është shumë popullor në Rusi dhe në internet ai është pikë referimi e një lloj nacionalizmi të ri rus, ekstremizmi për disa, apo edhe ksenfobie që pajtohet me orthodhoksinë në një mishelë që qartëson veten vetëm në diferencimin e qëllimshëm me Perëndimin.