Katastrofë mjedisore në Kamçatka, vdesin 95% e organizmave në shtratin detar
Disa lajme shqetësuese vijnë nga Rusia, konkretisht nga rajonet detare që qarkojnë Kamçatkën. Sipas raportimeve të deritanishme, rreth 95% e organizmave në shtratin detar të gadishullit që ndodhet në Gjirin Avacha, kanë ngordhur.
Në mediat sociale janë postuar video të gjallesave që dalin në breg të vdekura duke vendosur në alarm autoritetet.
RT raporton se uji i lumit Nalycheva nuk ka shenja jete, ndërkohë që mostra të marra nga kepi Nalchyeva kanë një ngjyrë jokarakteristike kafe dhe shkumë të errët.
Mund të konfirmoj se kjo është një katastrofë mjedisore
citohet të jetë shprehur Alexander Korobok, një fotograf i botës nënujore, i cili vetë është prekur nga një djegie muskulore.
Kamçatka ka rreth 100 vullkane dhe plazhe të bukura dhe për këtë arsye është renditur në listën e Trashëgimisë Botërore.
Add new comment