kerkuesit
Tre kërkues në Vuhan u sëmurën në nëntor 2019. Raporti që rihap debatin për origjinën e CoVid-19
Mediat amerikane referojnë një raport të shërbimeve inteligjente të SHBA sipas të cilave hidhet dyshimi se CoVid-19 ka shpëtuar nga laboratori i Virologjisë në Vuhan të Kinës. Mediat sjellin në vëmendje faktin se në fillim të nëntorit 2019, tre kërkues në laboratorin në fjalë u sëmurën dhe kërkuan ndihmë mjekësore. Po kështu, i njëjti dokument i miratuar në ditët e fundit të administratës Trump, citon se simptomat e të prekurve përputhen me ato të të sëmurëve nga CoVid-19, por edhe të sëmundjeve sezonale.
Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë arritur të kthejnë kahun e Kohës
Kërkues të Institutit për Fizikën dhe Teknologjinë në Moskë deklarojnë se ia kanë dalë që të ndryshojnë kahjen e lëvizjes së kohës. Një pretendim që nëse konfirmohet dhe nëse gjen zbatime praktike do të ndryshojë paradigmat e shkencës.
Një kapitull i ri për Kishën*
Dy papë të mëdhenj që kisha mundësinë t’i njihja perronalisht dhe me të cilët kam mundur të dialogoj në disa raste, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, e kanë mbyllur me dinjitet një epokë të gjatë në historinë e Kishës. Me Papa Françeskun zë fill një kapitull i ri i historisë së kristianizmit. Tema e epokës së maparëshme ishte përshtatja me modernitetin. Ky proces, i vështirë dhe i dhimbshëm për shumë krisitianë, pati një mbyllje të lumtur sipas mendimit tim, në debatin filozofik mes kardinalit Ratzinger dhe filozofit Jürgen Habermas, në Mynih të Bavarisë në vitin 2003.