eurostat
Dita Universale e Fëmijëve, Shqipëria i vetmi vend pa të dhëna për arsimin parashkollor
Sot është Dira Universale e Fëmijëve dhe në këtë kuadër, Eurostati ka publikuar disa të dhëna mbi pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin e parashkollor në kontinent. Matjet janë kryer në 34 rajone të BE-së ku sipas të dhënave “të gjithë fëmijet marrin pjesë në arsimin parashkollor”.
Në vitin 2018, 96% e fëmijëve mes 4 dhe 6 vjeç ishin pjesë e sistemit parashkollor; nga 6 deri në 10 rajone të BE-së kjo pjesëmarrje ishte mbi 95%.
900 mijë kërkesa për azil mbeten pezull në BE
Zyra europiane e statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare. Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44% të totalit, pasuar nga Italia me 12%, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Europë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37% që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64% në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80% të kërkesave të refuzuara.
50% e rumunëve dhe bullgarëve privohen nga të mirat bazë
Në qarqet politike dhe ato ekonomike flitet për një “histori suksesi” të ekonomisë greke dhe kalim nga periudha e recesionit në një fazë të re zhvillimi, por kjo nuk ka reflektuar në gjendjen financiare të qytetarëve.
Sipas Eurostat, një në tre grekë ose rreth 32% në vitin 2016, nuk ishte në gjendje të gëzonte të mirat bazë, duke e renditur Greqinë në vendin e tretë mes shteteve evropiane ku qytetarët privohen nga të mirat bazë.
Vendet ish-socialiste me jetëgjatësinë më të shkurtër në Evropë
Evropa meriton emërtimin "Kontinenti i Vjetër" pasi ka një popullsi me moshë mesatarisht më të madhe se kontinentet e tjera. Sot në Evropë ka rreth 32 pensionistë për çdo 100 punëtorë të moshës 20-64 vjeç, pra rreth tre punëtorë për një pensionist. Ky raport pritet të bjerë në dy punëtorë për një pensionist në mesin e shekullit të XXI.
Studimi thekson se sidomos Evropa Jugore kombinon shpopullimin me plakjen e popullsisë. Në vende të tilla si Greqia dhe Italia, ka një numër në rritje të atyre që lënë në tregun e punës për të dalë në pension, se të rinj që hyjnë në tregun e punës.
Shqiptarët e Shqipërisë, të dytët pas marokenëve për marrjen e shtetësisë në BE
Një statistikë tjetër e Eurostat tregon për dinamizmin e largimit të shqiptarëve të Shqipërisë nga vendi i tyre, por edhe për kërkimin e një garancie finale te nënshtetësia e huaj. Sipas të dhënave, komuniteti që përfitoi më shumë nënshtetësinë e një vendi anëtar të BE-së gjatë vitit 2015, janë marokenët me 86 100 persona, kryesisht në Itali, Spanjë dhe Francë.
Eurostat: Shkalla e punësimit për gratë, Shqipëria 50.7 %
Shqipëria ka një shkallë punësimi për gratë mbi 50 %, duke shënuar njërin nga dy vendet e zgjerimit me shkallë punësimi mbi këtë normë. Sipas raportit të Eurostat, Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian, shk
Azilkërkuesit nuk janë edhe aq shumë. Dhe një pyetje për “Nismën e Berlinit”: Ku ndodhet Ballkani?
Dje u bë publik lajmi se Gjermania pret që në vitin 2015 të ketë një fluks azilkërkuesish prej 800 mijë njerëzish. Kjo përbën 1% të popullsisë gjermane dhe në thelb përfaqëson shifrën më të lartë të kërkesave për një vend të BE-së. Por sipas të dhënave të Eurostat-it, ndonëse situata në Gjermani është e rënduar, vendet e tjera të BE-së, janë larg këtij fluksi, qoftë duke marrë parasysh kërkesat, qoftë miratimin e tyre. Duke patur për kriter përqindjen e kërkesave në Gjermani, paraqitet një grafik shumë “pozitiv” për panoramën e përgjithshme.