zgjedhja e prokurorit
Paktet e vërteta kërkojnë një opozitë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka ofruar dje përmes një shkrimi në faqen e vet në Facebook një pakt të ri me PD-në. pakti kësaj radhe është për Prokurorin e Përgjithshëm dhe siç argumenton Edi Rama ai do të duhet të hapte një mundësi që negociatat me BE-në të çeleshin në pranverë.
Nisma e z. Rama është komike dhe e pasinqertë. Komike sepse pas miratimit të reformës në drejtësi, nuk mund të bëhet thirrje për pakt për zgjedhjen e prokurorit që është pjesë e detyrimeve që cakton reforma.