politikani
Shokojnë deklaratat e politikanit suedez për muslimanët
Shokojnë deklaratat e një funksionari të Partisë Demokrate Suedeze, i cili i quajti myslimanët qënie që nuk plotësojnë 100% kriteret për të qenë njerëz. Martin Strint tha para anëtarëve të konferencës kombëtare të partisë së tij se nëse ka një shkallë nga 1 deri në 100 që dikush të jetë njeri, shumë muslimanë nuk plotësojnë disa nga këto shkallë. Pas këtyre deklaratave shumë anëtarë të partisë janë distancuar nga Strint, duke i quajtur deklaratat raciste dhe duke kërkuar dëbimin e tij nga partia.