Shokojnë deklaratat e politikanit suedez për muslimanët
Shokojnë deklaratat e një funksionari të Partisë Demokrate Suedeze, i cili i quajti myslimanët qënie që nuk plotësojnë 100% kriteret për të qenë njerëz. Martin Strint tha para anëtarëve të konferencës kombëtare të partisë së tij se nëse ka një shkallë nga 1 deri në 100 që dikush të jetë njeri, shumë muslimanë nuk plotësojnë disa nga këto shkallë. Pas këtyre deklaratave shumë anëtarë të partisë janë distancuar nga Strint, duke i quajtur deklaratat raciste dhe duke kërkuar dëbimin e tij nga partia. Strint kërkoi falje për komentet e tij dhe tha se çfarëdo që kishte thënë nuk ishte për të fyer muslimanët. "Unë njoh shumë myslimanë dhe jam një mik i mirë me ta. Natyrisht, njerëzit janë njerëz"-tha ai.
http://www.protothema.gr/world/article/735665/oi-moamethanoi-den-einai-k...
Add new comment